Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Gazeta10
12 June 2023 - 11:27

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Berlusconi ishte duke u trajtuar në spitalin San Raffaele në Milano.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leukemie.

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit. Ndërkohë, kishte katër ditë që ishte duke u trajtuar në spital./ANSA/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.