Lajme

Vdes ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Gazeta10
02 Janar 2025 - 14:52

Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Genci, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke thënë se vdekja erdhi për shkak të një sëmundje që ai kishte.

“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.

Varrimi do të bëhet nesër në Pejë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.