
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një vozitës në Gllogoc pasi dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësorë i cili ka vdekur, raporton Gazeta10.
I dyshuari dhe viktima janë të dy meshkuj kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML.
“Gllogoc 30.10.2022 – 17:15. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.”./Gazeta10.