Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes këmbësori që u godit dje nga një veturë në Prishtinë

Gazeta10
03 December 2023 - 10:18

Një këmbësor është goditur dje në mesditë nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet. Pas lëndimeve të marra, ai ka vdekur në QKUK.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima  pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha policia në raportin 24 orësh

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.