Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes këmbësori që u godit nga vetura para tri javësh në Pejë

Gazeta10
15 January 2023 - 9:30

Personi i cili ishte aksidentuar para tri javësh në Pejë, ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar në raportin e së dielës se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur më 24 dhjetor në fshatin Ozdrim të Pejës.

I lënduari ishte këmbësor i cili ishte goditur nga vetura dhe si pasojë e lëndimeve është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.