
Ka vdekur sot në moshën 80 vjeçare komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Sir Michael Jackson, i njohur si një nga liderët më të shquar ushtarakë britanikë të kohëve moderne.
Ambasada britanike në Kosovë njoftoi për vdekjen e tij.
Jackson u bë i njohur për rolin e tij vendimtar në operacionet ushtarake të NATO-s, përfshirë ndërhyrjen në Kosovë gjatë vitit 1999.
Hyrjen e 40 mijë trupave ndërkombëtare ushtarake e ka komandanuar Komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik, Michael David Jackson.
I lindur në vitin 1944, Jackson u ngjit në radhët e Ushtrisë Britanike, duke fituar reputacion si ushtar me mendje strategjike dhe diplomatike.
Megjithatë, ishte udhëheqja e tij gjatë Luftës së Kosovës që e përjetësoi vërtet vendin e tij në historinë ushtarake.
Si komandant i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), ai drejtoi operacionet paqeruajtëse pas konfliktit të ashpër midis forcave serbe dhe popullsisë shqiptare të Kosovës.