Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës

Gazeta10
07 Janar 2023 - 18:33

Ka ndërruar jetë mjeku Dr.Resaht Emra, mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, raporton Gazeta10.

Ky lajm është bërë i ditur nga spitali në fjalë.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se ai ka vdekur nga Infrakti në vendin e punës.

“I paharruar do të jetë kujtimi për ty”, thuhet ndër të tjera.

Këtu keni postimin e plotë:

“Njoftim mortor!

Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.

Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.

Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.

Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.

I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.

Pusho i qetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.