
Një grua 40-vjeç u goditë nga një veturë sot në Ferizaj. Sipas policisë vozitësi i veturës “Opel” ishte larguar në drejtim të panjohur pasi kishte shkelur me veturë këmbësoren tashmë të ndjerë.
Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt, tha për Express se 40-vjeçarja vdiq sonte në QKUK.
Ndërsa, në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/ drejtuesi i veturës R.M., i moshës 18 vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.