Një plagosja me armë zjarri në Mitrovicë të Veriut në mëngjesin e sotëm ka ndodhur, ku një person është plagosur.
Si pasoj e plagëve të marra nuk ka mundur ti përballoj dhe ka ndërruar jetë.
Këtë e kanë konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Të informojë se pacienti nga Mitrovica nuk mundi të iu përballojë plagëve edhe për kundër të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit kardio pulmonar, ka ndërruar jetë” – tha Naser Syla për Gazeta10.
Personi i plagosur pasi kishte marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut ishte dërguar për trajtim në QKUK.Doktori nga Spitali i Mitrovicës, Gëzim Berisha kishte konfirmuar se i plaogsuir kishte dy plagë shpuese në gjoks.“Në 09:45 në mëngjes, në spitalin e Mitrovicës është sjell një pacient, i lënduar me armë zjarri, me dy plagë shpuese në gjoks.
Pas sjellës këtu, janë marrë të gjitha masat reanimatore dhe është dërguar në QKUK”- kishte thënë doktor.