
Është aksidentuar një femër në fshatin Rixhevë të Klinës e cila më pas gjatë trajtimit në QKUK ka humbur jetën.
Sipas raportit 24 orësh, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Rixhevë. Klinë /06.09.2023-19:00. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK me 25.09.2023 ka ndërruar jetë . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin policor./ Gazeta10