
Një person ka vdekur në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga aksident trafiku në fshatin Preoc, raporton Gazeta10.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Fsh. Preoc, 22.12.2022 – 09:55. Me datën 28.12.2022 është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta10