
Një burrë në Suharekë është rrokullisur me traktor pasi që kishte humbur kontrollin gjatë ngasjes, ku si pasojë kishte pësuar lëndime trupore.
Sipas raporit 24 orësh, viktima është dërguar në emergjecë në Suharekë ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./Gazeta10