
Sipas raportit policor 24 orësh, ka vdekur një person ka vdekur pas një aksidenti trafiku në Jazhinë-Klinë, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, thuhet se viktima mashkull Kosovar i cili ishte duke e drejtuar veturën, pas lëndimeve të rënda trupore ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.