Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes personi që u godit nga vetura dje në Hajvali

Gazeta10
20 October 2022 - 9:24

34-vjeçari i cili u godit nga vetura mbrëmë në Hajvali ka vdekur.

Lajmin për Gazeta10, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personi ka ndërruar jetë në QKUK si shkak i plagëve të marra, raporton Gazeta10.

“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Ahmeti.

Njoftimi për vdekjen e 34-vjeçarit e ka bërë edhe faqja në Facebook “Hajvalia” duke treguar se i ndjeri ishte edhe baba i një vajze./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.