Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes zyrtari policor në Malishevë, ishte edhe ushtar i UÇK-së

Gazeta10
11 July 2024 - 9:12

Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Fazli Gashi nga Malisheva.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Fazli Gashi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Sindikata e Policisë së Kosovës.

Për Fazliun ka shkruar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës në fshatin Ngucat të Malishevës.

“Rreshteri Fazli Gashi ishte një njeri me vlera të larta morale dhe patriotike. Ai rrjedh nga një familje e cila dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Kujtimi i tij do të mbetet përjetë në zemrat tona dhe do të shërbejë si një shembull frymëzues për brezat e ardhshëm. Në emër të OVL UÇK-së – nëndega Ngucat, ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta dhe mbështetjen tonë të plotë në këto kohë të dhimbshme për ju. Zoti ju dhashtë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet në njoftimin e OVL e UÇK-së Ngucat. 

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00 në fshatin Ngucat të Malishevës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.