Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vedat Muriqi kërkon falje për kartonin e kuq

Gazeta10
11 October 2022 - 14:40

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka kërkuar falje për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen ndaj Elches, shkruan Gazeta10.

Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të të ndeshjes pas një faulli të shkaktuar.

Të hënën sulmuesi ‘Dardan’ nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar falje për kartonin e kuq.

“Edhe pse dje dhashë gjithçka në fushë, do të doja të kontribuoja shumë më tepër për ekipin tim. Ju kërkoj falje të gjithëve, nuk do të ndalem kurrë duke luftuar e luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për këtë emblemë”, ka shkruar Muriqi.

Në ndeshjen ndaj Elches, Muriqi së pari humbi penalltinë në pjesën e parë, e në penalltinë e dytë ai u tregua i saktë për të barazuar rezultatin, ndërsa vetëm pak minuta më vonë u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.