Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vedat Muriqi për Marca rrëfen luftën në Kosovë dhe jetën e vështirë deri tek majat e futbollit (Video)

Gazeta10
12 January 2023 - 10:33

Me një këngë shqiptare në sfond, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen sportive spanjolle Marca, transmeton Gazeta 10.

Në një spanjishte të rrjedhshme, sulmuezi prizrenas ka fol për kohën e jashtëzakonshme që po e kalon tek Mallorca, sfidat e vështira me Lazion dhe luftën në Kosovë.

“Ardhja e kosovarit i befasoi tifozët e Mallorcas: Ai nuk po luante me Lazion dhe numrat e tij nuk ishin më tërheqës. Por 33 ndeshje dhe 14 gola më vonë, Muriqi tashmë është idhull në Mallorca. ‘Il Pirata’, i cili e përjetoi luftën ballkanike si fëmijë, merr pjesë në MARCA për të bërë të qartë se qëndrimi i tij në ishull do të jetë afatgjatë” nis reportazhin gazeta spanjolle.

Aq shumë është ambientuar me qytetin, klubin e veçmas tifozët, sa që Muriqi po mendon ta blej edhe një shtëpi në këtë ishull.  

“Kam tetë vjet që jetoj në Turqi dhe gjithmonë kam dashur të jetoj atje. Madje kam bërë gjëra për të qenë atje, por kur mbërrita në Majorka… Kam gati një vit në ishull dhe e vërteta është se më ka ndryshuar shumë. Tashmë jam duke kërkuar një shtëpi për të jetuar” ka thënë kosovari, raporton Gazeta 10.

Ai ka mohuar zërat se do të largohet në këtë janar për shkak të ofertave nga klubet e njohura evropiane. 

“Nuk kam menduar kurrë të dal. As në janar, 100% jo. Por është diçka që nuk është në dorën time sepse ndonjëherë vjen një skuadër që mund të pajtohet me Mallorca, që më thonë ‘ne të shesim’ dhe nuk mund të them asgjë. Kam një kontratë shumëvjeçare me Mallorca dhe nuk dua të largohem kurrë. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime, po luaj dhe po kaloj mirë, mendoj dhe prandaj nuk kam menduar kurrë të largohem” ka thënë shkurt Muriqi.

Po aq emocional, Muriqi ka folur edhe për kohën e luftës si fëmijë dhe humbjen e babait të tij. 

“Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Duhet të arratisesh nga shtëpia se erdhën disa ushtarë, të thanë se do të vendosin bomba dhe t’i duhej të ikje. Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, atëherë kuptoj se të jetosh pas kësaj përvoje është t’i vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër” ka rrëfyer Muriqi.

Më tej, bomberi kosovar, ka treguar se si fëmijë është dashur të punoj për shkak të vdekjes së hershme të babait të tij.

“Fillova të punoja në një restorant në pronësi të dajave të mi kur isha nëntë vjeç. Aty bëja gjithçka: kamarier, ndihmë në kuzhinë etj. Të gjitha këto derisa arrita në Shqipëri në moshën 16 vjeçare. Gjatë asaj kohe vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën, pasi babai më vdiq në luftë. . Ai kishte edhe shkollë dhe futboll; dhe kjo është arsyeja pse vendosa të lë shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, është jeta ime. E di që nuk e kam dalë mirë duke e lënë shkollën dhe tani mund të them se kam qenë shumë me fat” ka thënë ai.

Si duket futbolli për një fëmijë që po përjeton një luftë të drejtpërdrejtë? Ishte pyetja e gazetarëve të Marca?

“Pas luftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrnin fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serinë A… Nuk mund ta imagjinoja kurrë sepse ishte shumë e vështirë të dilje prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit tim” është përgjigjur Pirati Kosovar. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.