
Vëllau i Granit Xhakës ka reguar të martën rreth reagimit të analistet Zana Avdiut për veprimin e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë.
Zana Avdiu e ka cilësuat gjestin e Xhakës si akt rrugaçi, gjë qe solli shumë polemika rreth reagimit të saj.
Në postimin e Taulantit, ai pretendon se Zana është e paguar nga dikush, ndërsa Granitin e ka quajtur si shembull për të gjithë shqiptarët.
“Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka”.
“Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!”. Kështue mbylli deklaraten e tij Taulant Xhaka.
Kujtojmë se Taulant Xhaka kishte përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2014 dhe pikërisht ndeshjen hapëse të kampionatit e luajti kundër vëllaut të tij Granitit.