Gazeta10

Vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja: Dhëndrri ka qenë në depresion, ishte narkoman

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Pas ngjarjes ka folur vëllai i viktimës.

Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Ndryshe Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.

Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi.

Në një deklaratë për media, Qavolli tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë