Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vëllai i Liridona Ademajt: Dënimi na e lehtëson dhimbjen, mesazh për të gjithë që pretendojnë krime të tilla

Gazeta10
21 April 2026 - 18:37

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot vendimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim. 

Pas shpalljes së vendimit, vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj në emisionin “Gazeta” në Kanal10, tha se kjo nuk ishte një ditë e lehtë për familjen.

“Sot nuk ishte një ditë e lehtë. U vërtetua se Naimi, së bashku me Kushtrimin, e ka organizuar këtë vrasje, duke e zgjedhur Granitin si vrasës. Vendimi i sotëm na lehtëson sadopak dhimbjen dhe jep një mesazh të qartë për të gjithë ata që pretendojnë të bëjnë një krim të tillë, sepse kriminelët duhet të dënohen ashtu siç e meritojnë”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.