Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Veriu temë e ‘nxehtë’ në SHBA- Kritikohet Blinken: Kundërvihu mobilizimit ushtarak serb, jo Kosovës

Gazeta10
28 May 2023 - 10:22

Kongresisti republikan, Zach Nunn, i ka reaguar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me tensionet në veri të vendit duke i thënë se ShBA-ja duhet të qëndrojë me aletin e saj të palëkundur, Kosovën.

Sipas tij, Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet Serbisë për mobilizimin e ushtrisë dhe jo Kosovës, shkruan Gazeta10.

 “SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë). Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”,”, ka shkruar Nun.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Kurti që të ndalojë menjëherë ‘’dhunën’’ dhe të përqendrohet në dialog./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.