Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vërshime edhe në Podujevë

Gazeta10
19 January 2023 - 15:37

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet.

Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skënderajt, Istogut, Mitrovicës. Nga vërshimet është prekur edhe Podujeva.

Në fshatin Gllamnik, një qytetar për KosovaPress ka dërguar video, në të cilat shihet se oborri i tij është përfshirë nga uji, niveli i të cilit ka arritur deri te shkallët e shtëpisë. Edhe një qytetare nga Gllamniku ka treguar se oborri i shtëpisë së saj është përfshirë nga vërshimet.

Uji nuk ka depërtuar brenda shtëpive të tyre, por në stallat e bagëtive, shkruan KosovaPress

NdrysheInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

IHMK ka potencuar se situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim. “Nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.