Gazeta10

Vërtopi për rastin Dehari: Ligji thotë që provat duhet të ruhen deri sa të zbardhet rasti

Në emisionin “Politiko”, Florin Vërtopi avokati i personit që kishte qëndruar në dhomë burgu me Astrit Deharin ka folur rreth humbjes së provave tek rasti Dehari, raporton Gazeta10.

Vërtopi ka thënë se ligji në fuqi thotë se provat duhet ruajtur deri sa të zbardhet rasti edhe në rast se shkon me vite e vite.

“Ligji në fuqi, kodi i procedurës penale, është ligj special por edhe ligji për Institutin e Mjekësisë Ligjore thotë se mostrat duhet ruajtur derisa sa të zbardhet rasti edhe nëse shkon me vite e vite. Pikë, s’ka më tutje. Sepse ka pasur një viktimë, është pikëpyetje se a ka pasur të pandehur, sepse kjo është hetuar edhe nga zyra e kryeprokurorit. Andaj nuk dua të jap detaje se nuk dua të ndikoj në hetime.”, ka deklaruar Vërtopi.

Tutje, Vërtopi ka thënë se nuk dëshiron të jap detaje sepse nuk dëshiron të ndikoj në hetime./Gazeta10

NË FOKUS

KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
naser
Detaje të padëgjuara nga Naser Vllasi –Shërbimi Intelegjent, Kadri Veseli pjesë e këtij shërbimi
Ka2 Internet
Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë
Ka2 Internet
Të shtëna me armë zjarri te pompa e derivateve "Kastrati", Policia zbardhë detajet e fundit
edo
Ky është personi i arrestuar dy ditë më parë nga policia, administrator i faqes “AlbKings” në Telegram
termet
Tërmet i fortë në Turqi, kjo është shkalla e goditjes
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan