Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vesa humb durimin, publikon mesazhet ofenduese dhe paralajmërimet që po merr nga familjarët e Santianës

Gazeta10
10 January 2024 - 21:48

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka ndarë së fundmi një shqetësim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Më saktësisht, ajo ka publikuar mesazhet ofenduese që ka pranuar nga tezja Santiana Malokut, konkurrentes e cila po vazhdon të qëndrojë brenda shtëpisë së BBVK.

Vesa ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe të cilat thotë se i vijnë nga tezja e Santianës, ku mes të tjerash ajo shprehet me fjalë fyese dhe e nervozuar që Vesa ka përmendur Santinën në intervista.

“Kjo tezja e Santianës, bravo halla të qoftë. S’kam koment”, ka shkruar bukuroshja Vllasaliu në mbishkrimin e fotografisë.

Më tej, influencuesja e rrjeteve sociale ka publikuar një fotografi të nënën dhe tezeve të saj, duke i falënderuar që nuk veprojnë njëjtë si familjarët e bukuroshes gjakovare.

Ajo madje indirekt i ka quajtur “budallë” ata që ndërmarrin dhe bëjnë veprime të tilla.

“Për këtë rast dua të shfrytëzoj një postim për gjyshen, mamin, Lorenën dhe kunata. Faleminderit që nuk jeni aq budallenj si njerëzit e tjerë që iu shkruajnë banorëve. Shumë dashur”, ka shkruar vesa në mbishkrimin e fotografisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.