Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksident në Istogut, lëndohet një person

Gazeta10
11 March 2024 - 12:00

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut, ku një veturë është përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tha Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.