Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Veton Berisha nga ‘Politiko’ i çon selam Elbert Krasniqit: Të bëjmë ndryshime për komunitetin egjiptian

Gazeta10
03 April 2025 - 21:10

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i ka bërë thirrje kryetarit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi që t’i bashkojnë forcat politike, pas përplasjeve që kanë pasur për vota. 

Në studion e emisionit “Politiko”, Berisha ka thënë se pavarësisht replikave është i gatshëm që të bashkëpunojë me Krasniqin.

“Unë e ftojë z.Krasniqi, sepse e përfaqësojmë të njëjtin komunitet, e ftojë t’i bashkojmë forcat politike, të jemi bashkë përballë kërkesave dhe interesave të komunitetit egjiptian dhe në këtë rast ta kemi momentin historik që me dy deputet të bëjmë ndryshime që janë të nevojshme që një kohë të gjatë”, ka thënë Berisha. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.