Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Veton Berisha transferohet te kampioni i Norvegjisë

Gazeta10
24 January 2023 - 18:41

Pas gjashtë muajve në Suedi, sulmuesi Veton Berisha është rikthyer në futbollin norvegjez. Berisha, të martën është prezantuar te Molde, ekip që sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit të Norvegjisë.

Berisha te Molde është transferuar nga Hammarby dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në fund të vitit 2026.

“Është mirë të jesh këtu. Është një sfidë e mrekullueshme dhe e madhe për mua për të qenë pjesë e një ekipi të madh në Norvegji, i cili është edhe kampion në fuqi i kupës dhe ligës. Mezi po pres fillimin e sezonit të ri dhe ta ndihmoj ekipin”, ka thënë Berisha, i cili te Molde do ta bartë fanellën me numrin nëntë.

Berisha në verën e vitit të shkuar iu bashkua Hammarbyt nga Vikingu, ndërsa në kampionatin suedez shënoi katër gola në 14 paraqitje sezonin e shkuar. Ai ka edhe dhjetë ndeshje me Përfaqësuesen e Norvegjisë dhe një gol të shënuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.