
Mbrëmjen e së premtes, një person në fshatin Qirez ka plagosur aksidentalisht vetën.
I njëjti ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj.
“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore si pasojë e vetplagojes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin”, ka thënë zëdhnësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.