
Një këmbësore është goditur nga një veturë në lagjen ‘Lakrishte’ të kryeqytetit gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta10.
Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë pë rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”./Gazeta10
