Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VIDEO | Makina e ambasadës ruse shkatërrohet nga përplasja në Tiranë, ka viktima

Gazeta10
12 May 2023 - 0:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën e TEG-ut në Tiranë.

Syri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. 

Nga pamjet duket që automjeti i aksidentuar është shkatërruar nga përplasja e fortë me bordurat anësore të rrugës. 

Burime bëjnë të ditur se makina është me targa diplomatike CD dhe i përket ambasadës ruse në Tiranë.

 Dyshohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Automjeti i aksidentuar ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Në vendin e ngjarjes, krahas policisë dhe autoambulancës, ndodhet edhe shërbimi zjarrfikës për nxjerrjen e trupave nga makina e shkatërruar. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.