Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vinicius JR shënon ndaj Valencias, feston me shenjën kundër racizmit

Gazeta10
02 Mars 2024 - 22:03

Vinicius Junior nuk ka kujtime të mira nga stadiumi “Mestalla”.

Në këtë stadium, aty ku luan Valencia, Vinicius është përballur me thirrje raciste në kor, si dhe sharje nga më të rëndat.

Madje, herën e kaluar në “Mestalla”, më saktësisht më 21 maj të vitit të kaluar, Vinicius kishte qenë viktimë e këtyre thirrjeve raciste, kur krejt stadium ngritej kundër tij dhe nisnin të fishkëllenin.

Njejtë po përjeton edhe sot, mirëpo ai arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe për festën pas golit ai ishtë përkujdesur mjaftë mirë.

Sulmuesi festoi me grushtin e dorës së djathtë të ngritur lartë që simbolizon qëndrimin kundër racizmit që ai po përjetonte që nga minuta e parë e ndeshjës së sotme.

Pas pjesës së parë, Real Madridi po mposhtet 2-1 nga Valencia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.