Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vitia nënshkruan kontratë për 16 autoambulanca të reja

Gazeta10
25 December 2024 - 19:10

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë të re për 16 autoambulanca të reja.

Vitia tha se autoambulancat e reja do të jenë me të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme për pacientët në nevojë për trajtim emergjent.

“Kam nënshkruar kontratën për 16 autoambulanca të reja, me të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme për pacientët në nevojë për trajtim emergjent, të cilat do të shpërndahen nëpër komuna, duke mbuluar çdo vend të Republikës”, shkroi Vitia.

Më tej, Vitia tha se gjatë dy viteve të fundit kanë furnizuar ShSKUK-në, QKUK-në dhe spitalet rajonale me 17 autoambulanca të tipit “Advance Life Support”.

Ai tha se katër autoambulancat e fundit nga kjo kontratë kanë mbërritur dhe do të shpërndahen së shpejti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.