Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vitia për rastin e 35 vjeçares: Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa

Gazeta10
23 August 2023 - 18:35

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është i tronditur dhe i pikëlluar për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë.

Ai ka shkruar se ka kërkuar që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit dhe çdo procedurë.

“Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa”, ka shkruar Vitia.

Ai ka shtuar se në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë.

“Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë”, ka thënë  ai.

Në fund, ministri Vitia u ka shprehu ngushëllim familjes së 35 vjeçares.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.