Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vitia: Specializantët tanë paguhen më së shumti në rajon

Gazeta10
31 March 2023 - 23:34

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se specializantët kosovarë paguhen më së shumti në rajon. Sipas tij, problemi i ikjes së mjekëve nga vendi është prezent në të gjithë rajonin.

Vitia tha se teksa ishte në një konferencë këtë e kishin konfirmuar homologët e tij.

Ai shtoi se nuk është vetëm paga arsyeja pse mjekët po largohen pasi ai pohon se një nga arsyet është edhe mungesa e kushteve të mira për punë.

“Është problem që na shqetëson ne ministri dhe qeveri, para një kohe isha në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri në tri mandatet ku pata rastin të takohem me homologët ku ishte problematik qe po ndodhte ne tere rajonin. Marre parasysh lehtësimin kohëve te fundit nga disa shtete te BE-se qe mjeket te zhvillojnë veprimtarinë e tyre atje. Edhe Kroacia e kishte ketë problem. U fol mjaft për rogat çka pash ne konference Republika e Kosovës, me lagjinë e ri specialistet tanë paguhen me mire se te gjithë mjeket ne rajon. Kjo u vërtetua nga ajo qe ne si LVV kemi thëne gjithmonë nuk është vetëm paga arsye qe mjeket ikin. Kushtet e punës janë faktor shume i rëndësishëm, sepse mjekët s’mund ta bëjnë punën në institucione, me mungesë të pajisjeve prap s’munden”, tha Vitia në RTK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.