Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizita e befasishme e Kurtit në Veri / Flet zv/drejtori i policisë në veri

Gazeta10
03 April 2024 - 21:04

Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në veri gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, vizita e kryeministrit ka shkuar gjithçka mirë, raporton Gazeta10.

“Nuk kemi pasur asnjë moment të tillë kur qyetarët serb mund të jenë revoltuar ose diçka të tillë, normalisht ne jemi treguar të kujdesshëm edhe nga aspekti jonë”, tha ai për Kanal10.

Sipas Elshanit pllaka përkujtimore e heroit të policisë, Enver Zymberi është vendosur në Zubin Potok.

“Nga aspekti i sigurisë shumë gjëra kanë ndryshuar nga nëntori i vitit 2022, kemi pasur shumë zhvillime positive në veri të vendit, ndoshta edhe kjo ka ndikuar që situata gjatë ditës së sotme të jetë e qetë dhe qytetarët të jenë të qetë në veprimet e tyre, nuk përjashtohet ndonjë veprim individual sidoqoftë ne jemi duke u marrë me situatën e sigurisë në përgjithsi”, tha ai.

Zv.drejtori tha se sidomos në anën e Zubin Potokut situata është mjaftë e qetë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.