
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar sot Shqipërin, ai gjatë kësaj vizite ka takuar krerët e lartë të shtetit shqiptar.
Pas përfundimit të takimit Blinken, në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Zv. Ministrja e Brendshme në Shqipëri, Romina Kuko në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka folur për vizitën e Blinken në Shqipëri ku e ka quajtur si një vizitë historike.
Ajo është shprehur se me këtë vizitë sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka konfirmuar një mbështetje të palëkundur nga SHBA-ja për shqiptarët, raporton Gazeta10.
“Unë besoj se vizitën e Blinken të gjithë e mendojn si një vizitë historike ne Shqipëri, duke qenë se ai edhe njëherë e konfirmoj mbështetjen e palëkundura të SHBA-së për Shqipërin por mbi të gjitha edhe për kauzat shqiptarët”, ka thënë ai/Gazeta10/