
Gazetari dhe autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Haga për Edicionin Special në Kanal 10 ka folur me disa nga vizitorë të cilët kanë takuar ish-krerët e UҪK-së, raporton Gazeta 10.
Qytetarët pas takimit me ish-krerët e UҪK-së u shprehen të emocionuar duke folur për çlirimtarët.
“Ata ishini shumë mirë, në gjendje të mirë ishin të bashkuar që të gjithë, ata na dhanë një mesazh që të qëndrojmë të fortë dhe të pa lëkundshëm, si dhe na dhënë përshëndetje për gjithë popullin shqiptarë” është shprehur njëri nga vizitorët për Kanal10.
Vizitorët u shprehen se falënderues dhe thanë se e çmojnë ata së çfarë kanë bërë atë për luftën çlirimtare.
“S’kam çka të flas jam shumë i emocionuar për ata që pash e çmojnë ata së çfarë kanë bërë atë për luftën çlirimtare në Kosovë , më janë dhimbur shumë se si i pashë nuk kamë mundësi se si t’i ndihmojmë edhe pse na dhanë shpresa por s’di si të them më shumë”, tha njëri nga vizitorët./Gazeta10