Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjehrri tentoi t’ia marrë me forcë vajzën nënës në Vushtrri për t’u përkujdesur, arrestohet

Gazeta10
28 June 2025 - 9:43

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka tentuar që me forcë ta marrë mbesën e tij nga nëna e saj për t’u përkujdesur, përkundër që ka kundërshtuar edhe fëmija edhe nëna.

Të njëjtit policia i ka gjetur në shtëpi edhe armë pa leje. “Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës. Po ashtu gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.