Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vjen zyrtarizimi, Albin Berisha transferohet në Rumani

Gazeta10
05 February 2024 - 11:43

Ballkani e ka konfirmuar transferimin e Albin Berishës në Rumani.

Kampioni kosovar përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se sulmuesi kosovar është transferuar në ekipin Petrolul 52 në Poliesti.

Therandasit i uruan suksese lojtarit në aventurën e re.

“Tifozë të dashur, qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë. Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese. FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të cilët në vazhdimësi krijojmë mundësi të reja”, njoftoi Ballkani në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.