
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, u komentua edhe fotografia e sotme e kryeministrit Kurti me vartësit e tij në ballkonin Qeverisë.
Gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se presidentja Osmani është aksesor i Kurtit, kurse Gërvalla sipas tij vetëm ministre nuk është. Me këtë mendim të Berishës u pajtua analisti Nexhmedin Spahiu.
“Të kisha qenë në vend të saj nuk kisha qendru në zyrën e MPJ-së, kjo vetëm ministre e jashtme nuk është, ajo është ministre e hakmarrjes dhe hallakatjes së ministrisë”, ka thënë Berisha.
Berisha tutje tha që me i thanë BE-së tigër prej letre, edhe këtë më bëri zoti me e përjetu. /Gazeta10/