Prodhuesi i njohur i veturave “Volvo” tani do të jetë prezent përmes një përfaqësie edhe në Kosovë.
Bëhet fjalë për veturat e prodhuara nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë.
Lajmi për ardhjen e kësaj marke veturash në Kosovë vjen në kohën kur përfaqësues të saj kanë thënë kompania po synon të arrijë ‘barazinë e çmimeve’ – midis makinave me benzinë dhe elektrike.
Madje, sipas parashikimeve të tyre, kjo do të mund të ndodhë hiq më larg se deri në mesin e kësaj dekade, raporton Gazeta10.
E njohur në të gjithë botën si një markë premium, në Suedi konsiderohet kryesisht një makinë praktike familjare.
Por duke pasur parasysh faktin se është edhe një sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë, Volvo është bërë një nga markat emblematike në botë./Gazeta10