Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Von Cramon për shpronësimet në Leposaviq e Zubin Potok: E papranueshme, veriu me stabilitet të brishtë

Gazeta10
10 May 2023 - 17:22

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimet nëpër komunat veriore me shumicë serbe, Leposaviq e Zubin Potok.

Derisa ka shtuar se ky vendim është prej shqetësimeve të madha, Von Cramon ka paralajmëruar edhe një vizitë në Kosovës, duke e quajtur atë një arsye më shumë për ta vizituar edhe veriun e vendit dhe qytetarët e asaj pjesë.  

“Po, jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë (vendimin). Kjo është absolutisht e papranueshme. Dhe është një arsye pse kur të shkojë në Kosovë, do të shkojë edhe në veri të Kosovës, dhe definitivisht do të flas edhe me qytetarët e atjeshëm, dhe të kuptoj më shumë për çështjen, dhe më pas të konfrontoj Qeverinë në Prishtinë për situatën në terren. Kjo është një prej detyrave dhe është – do të thoja – një prej shqetësimeve më të mëdha për momentin. Sepse e shohim që stabiliteti – nëse mund ta quajmë stabilitet në veri – është shumë i brishtë.”, u shpreh von Cramon.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 142-të mori edhe vendimin preliminar si vijon:

“Vendimin Preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.