Lajme

Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë

Gazeta10
02 Janar 2025 - 14:37

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me videon të publikuar dje, në të cilën Kosova shfaqet brenda hartës së Serbisë.

Në atë njoftim ku Von Der Leyen njoftonte për hryjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Schengen, videoja që ishte përdorur s’e shfaqte fare Republikën e Kosovës në hartë.

Kjo kishte nxitur reagime të shumta. Politikania gjermane, Doris Pack, i kishte komentuar shefes së KE-së duke e pyetur se ku është shteti i Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.