Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen në Kosovë:  Pranojeni Asociacionin, Serbia të pranojë njohjen de-facto

Gazeta10
30 October 2023 - 15:36

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, ka dënuar edhe njëherë ashpër sulmin terroristë të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Pas takimit me presidenten Osmani në Prishtinë, Von der Leyen në një konferencë për media tha se kryerësit duhet të sillen para drejtësisë.

“Ne fuqishëm dënojmë sulmet e dhunshme të 24 shtatorit, dhe shpreh ngushëllimet për familjet, miqtë dhe kolegët e policit të vrarë. Një sulm i tillë është tërësisht i papranueshëm, dhe kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian tutje tha se BE-ja është shumë e zotuar për të ardhmen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ftojmë edhe Kosovën ta nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.