
Një vozitës është dënuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Kjo për arsye se i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h ka drejtuar mjetin me shpejtësi 138 km/h.
Për këtë veprim ai është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
