Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja e 65-vjeçarit, Prokuroria: Viktima ka pasur disa goditje me mjet të mprehtë

Gazeta10
11 January 2023 - 16:42

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar të mërkurën se nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e një 65-vjeçari në objektin e Shoqatës së të Shurdhërve të martën mbrëma.

Sipas Prokurorisë, ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar se vrasja e anëtarit të kësaj shoqate ka qenë e dhunshme. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

Prokuroria dhe Policia, sipas njoftimit, janë duke zhvilluar hetim intensiv për të identifikuar kryerësin e veprës penale “vrasja”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.