Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vrasja e djeshme në Kolovicë, policia thotë se ka ndodhur nga pakujdesia

Gazeta10
26 September 2022 - 10:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja e djeshme në Kolovicë ka ndodhur nga pakujdesia, raporton Gazeta10.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull derisa ka qenë në gjueti-rekreacion nga pakujdesia e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

I njejti nga lëndimet ka humbur edhe jetë.

Të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këtu keni raportin e plotë:

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar derisa kanë qenë  për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.