Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e dy personave në Klinë, Nimani: Akt i rëndë, ka filluar të rrezikohet siguria publike në vend

Gazeta10
13 November 2024 - 18:49

Dy persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Artan Nimanit nga Forumi Intelelektual E30, me rastet e fundit, siguria në vend ka filluar të rrezikohet.

“Së pari, është lajm tronditës i shprehim ngushëllime familjes pa e ditur ngjarjen si është. Është akt i rëndë dhe jo i vetëm, shqetësuese për vendin tonë sepse ka filluar të rrezikohet siguria publike. Dje e pardje i kishim dy raste të rënda në Ferizaj e Prishtinë. Jam i bindur që organet e rendit do ta kryejnë punën e vet”, tha ai/ /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.