Lajme

Vrasja e Enver Hadrit, Gjykata belge ua rikonfirmon dënimin me burg të përjetshëm 3 serbëve

Gazeta10
07 Janar 2025 - 18:46

“The Brussels Times” dhe gazeta belge “Leavenir” kanë raportuar se tre serbët, Veselin Vukotic, Andrija Draskovic dhe Bozidar Spasic janë rikonfirmuar si fajtor për rastin e vrasjes së aktivistit shqiptar, Enver Hadrit.

Vukotic dhe Draskovic janë shpallur fajtor për ekzekutimin e krimit dhe Spasic për urdhrin e dhënë, gjë për të cilën të treve iu është rikonfirmuar dënimi me burim të përjetshëm nga Gjykata Penale në Bruksel.Për të njëjtit dënimi me burgim të përjetshëm ishte marrë në vitin 2016, megjithatë vendimi ishte apeluar.

Aktivsiti kosovar dhe ish-presidenti i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Enver Hadri ishte qëlluar me plumb në kokë më 25 shkurt 1990 teksa po ngiste automjetin e tij dhe kishte ndaluar para semaforit, në rrugën Saint-Bernard në Saint-Gilles.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.