Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja e Liridona Murselit, avokati Berisha: Rrëfimi i bashkëshortit nuk është pista e vetme e hetimit

Gazeta10
30 November 2023 - 22:33

Vrasje e mbrëmshme e Liridona Murselit, tronditi opinionin publik në vend.

Ajo ishte me burrin dhe fëmijët e sajë në veturë dhe po udhëtonin në kryeqytet.

Por, vrasja e saj ka nxitur diskutime në mesin e njohësve të ligjit dhe rasteve të tilla.

Sonte në emision Pressing, avokati Besnik Berisha tha se vetëm tregimi i burrit të së ndjerës, nuk është rruga e vetme e hetimit.

“Rrëfimi i bashkëshortit, (Naim Murselit), nuk është pista e vetme që insitucionet e hetimit janë duke e trajtuar”, tha ai.

Tutje ai tregoj se në secilin rast është e nevojshme të hetohet nga institucionet përkatëse.

“Institucionet për momentin trajtojnë edhe mundësinë e rrëfimit të viktimës, kurdo që denoncohet një krim, qoftë edhe ai i vjedhjes, qoftë i gjuajtjes ose i rrezikimit të përgjithshëm, institucionet kanë për obligim që ta shohin”, theksoi Berisha.

Avokati thotë së fillimisht si pistë e parë e hetimit është marrë dëshmia e Naim Murselit, burri i viktimës.

“Rrëfimi i parë gjithmonë është pista e parë, përveç rasteve kur nuk ka nguti”, nënvizoi ai.

Po ashtu Berisha ka një vërejtje për hetuesit policor që janë marrë me këtë rast në kohën kritike të rastit.

“Hetuesit që kanë qenë të angazhuar në këtë rast, e që janë përgjigjë thirrjes për vrasje e rëndë, (së paku e rëndë), nuk e kanë shtrydhë secilën fjalë e fjali të tij”, theksoi avokati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.